United ndalet nga Southamptoni i Armando Brojas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester United nuk ka arritur të këndellet, pasi një pikë e ka marrë edhe ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier, pasi takimi përfundoi 1-1.

Pas 21 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Jadon Sancho, që u asistua prej Marcus Rashford.

Pjesa e parë nuk prodhoi më gola, derisa në të dytën u shënua vetëm një dhe ai nga mysafirët.

Ishte minuta e 48-të, kur Mohamed Elyounoussi asistoi për Che Adams, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Unitd më pas ishte i pafat, pasi Cristiano Ronaldo shënoi gol në minutën e 71-të, mirëpo ajo u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi, Manchester United gjendet në vendin e pestë me 40 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do të takohen me Brightonin.

You may also like