United jep shenja vazhdimësie, përballë Southampton mjafton Fernandes

by admin
Spread the love

Manchester United duket se është rimëkëmbur pas atij starti të dobët të sezonit dhe fitorja përballë Liverpoolit i ka dhënë një shtysë më shumë. Këtë herë “Djajtë e Kuq” kanë mposhtur në transfertë Southampton me rezultatin minimal 1-0.

Ka mjaftuar një gol i Bruno Fernandes që t’i japë tre pikët ekipit të Ten Hag i cili merr fitoren e dytë radhazi në Premier League. Ndeshja nis mirë për United që rrezikon fillimisht me Bruno Fernandes e më pas me Christian Eriksen.

Provon nga ana tjetër edhe Southampon, por pa sukses. Ekuilibrat e takimit prishen në minutën e 55-të pasi Bruno Fernandes shfrytëzon një pasim të mirë në zonë nga Dalot dhe çon topin në rrjetë.

Ekipet provojnë sërish edhe në minutat e mbetura, por në asnjë rast lojtarët nuk ia dalin dot të mposhtin portierët. Kështu sfida përfundon me fitoren minimale të Manchester United që grumbullon kështu tre pikë të tjera. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like