United i përçarë, të gjithë kundër Rangnick, “shigjeta” ndaj CR7

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester United është gjithnjë e më në krizë dhe atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk duket aspak e mirë.

Largimi i Ole Gunnar Oslskjaer nuk ka qetësuar gjakrat, dhe disfata me Wolverhamptonit ka bërë të ngrihen paqartësi edhe mbi trajnerin e ri Ralf Rangnick, që po përballet me krizën e tij të pare, që kur udhëheq Unitedin.

Siç raporton “Daily Mirror”, veç të tjerash, disa lojtarë kanë kërkuar të largohen nga klubi. Sipas të përditshmes britanike, janë plot 11 futbollistë që duan të largohen nga Manchester. Mbërritja e Rangnick nuk ka qetësuar shpirtrat në një ambient krejtësisht të përçarë.

Përkundrazi, mbërritja e trajnerit të ri duket se ka përkeqësuar situatën dhe lojtarët që ndiheshin të lënë pas dore nga Solskjaer po përjetojnë një trajtim të ngjashëm, ose edhe më të keq nga Rangnick. Mes tyre janë Jesse Lingard, Donny van de Beek, Eric Bailly apo Dean Henderson. “Mirror” e ka mësuar diçka të tillë nga një burim anonim, që ka deklaruar: “Atmosfera në dhomat e zhveshjes është vërtet e shëmtuar dhe duket se skuadra do të ketë probleme të mëdha në të ardhmen”.

Gary Neville, ish-kapiteni i Manchester United, e ka konfirmuar një lajm të tillë për një ambient të përçarë dhe ka folur edhe për ekzistencën e një tensioni të madh mes Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldos. Portugezi veç të tjerash ka përfunduar nën akuzë javët e fundit, duke bërë të shpërthejë edhe reagimi i Luke Shaw, pasi demonstroi publikisht pakënaqësinë e tij për rezultatet dhe paraqitjet zhgënjyese të skuadrës.


Top Channel

You may also like