“Unë të dua, ti e di”/ Kejvina befason të gjithë, i dërgon dron Luizit, Oltës s’i besohet

by admin
Spread the love

“Unë të dua dhe ti e di,”-droni me këtë mbishkrim i dërguar ditën e sotme mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” për Luiz Ejllin, ishte nga Kejvina Kthella.

 

Hyrje të reja e ndëshkime – Ja çfarë do të ndodhë sonte në BBVA

Këtë e ka konfirmuar vetë motra e modeles Dorisa Kthella, me anë të disa postimeve në Instagram.

“Fluturimi i parë arriti me sukses,”ka shkruar ajo krahas imazhit të dronit.

image 31

Më herët në një bisedë me Luizin, Olta u përpoq “t’i hapte sytë”, duke i thënë të mos bëhej naiv.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxore jashtë,”-i tha Olta.

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.

You may also like