“Unë s’e ndryshoj dot” Beatrix kërkoi të largohet nga shtëpia, si reagoi Donaldi?

by admin
Spread the love

Beatrix nuk po kalon periudhë të mirë dhe të qetë në “Big Brother” dhe dje kërkoi papritur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa ishte duke biseduar në oborrin e shtëpisë me Antonelën dhe Donaldin ajo u ka thënë se dëshiron të largohet.

E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë.

Pas këtij vendimi, Donaldi ka kërkuar të mësojë arsyen. Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donaldi ka shkuar që ta qetësojë. Kur ai e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur”.

“Më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë”, tha aktori, por duket se Trixa i qëndroi vendimit të saj.

Pjesë nga biseda:

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb, asgjë

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë

Beatrix: Nuk dua të fle

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi

Beatrix: Po ik ti

Donald: Jo, si të iku unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë.

Beatrix: Si?

Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë.


You may also like