“Unë, lider te Juvja! Duam titullin, po abuzohet me lojtarët e dëmtuar”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juventusi fitoi 2-0 ndaj Interit, sfidë që u zhbllokua nga goli i Adrien Rabiot, i treti në Serie A për mesfushorin francez.

Ky i fundit deklaroi pas derbit të Italisë se objektivi i bardhezinjve është fitimi i Serie A, edhe pse Napoli kryesues është 10 pikë larg, teksa mohoi në mënyrë kategorike akuzat se lojtarët që do të luajnë në Kupën e Botës po ruhen nga frika e ndonjë dëmtimi.

Ekziston një vendosmëri e madhe në dhomat tona të zhveshjes, jemi të gjithë të bashkuar. Jemi përballur me vështirësi të shumta, por i kemi lënë pas. Ia kemi dalë, pasi ne jemi një ekip që nuk dorëzohet për 90 minuta. Zhvilluam një ndeshje të bukur ndaj Interit.

Fliten shumë gjëra rreth ne lojtarëve që janë të dëmtuar, njerëzit mendojnë se ka lojtarë që nuk duan të luajnë për t’u ruajtur për Botërorin, por nuk është kështu. E duam të luajmë, duam të fitojmë titullin kampion, kështu që jemi të përqendruar në maksimum.

Pas katër vitesh këtu, unë ndihem një lider i Juventusit. Për mendimin tim duhet të flasim vetëm në fushë, kjo është ajo që unë dua të bëj”, deklaroi 27-vjeçari francez, i cili është pjekur si lojtar dhe po kthehet në një mesfushor të rëndësishëm te bardhezinjtë e Max Allegrit.


Top Channel

You may also like