Unë kam për qëllim dhe për detyrë jo të fitoj Big Brother-in, por të dobësoj Luizin

by admin
Spread the love

Armaldo dhe Luizi kanë pasur disa debate shumë të ashpra gjatë këtyre ditëve me njëri-tjetrin, për shkak të kurthit të ngritur nga këngëtari, ku dyshja së bashku janë në nominim këtë javë për shkak të thyerjes së rregullave të programit.

Maestro e ka konsideruar si thikë pas shpine strategjinë e ndjekur nga Luizi, ndërsa në një bisedë me Gertin sot, u shpreh se qëllimi i tij më i madh në këtë program nuk është që ai të fitojë Big Brother, por të dobësojë Luizin, pasi nuk dëshiron ta shohë fitues të këtij edicioni.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Po pse nuk e sulmon që këtë javë?

Armaldo: Atë që kisha për ta sulmuar, e sulmova. Nuk dua të vazhdoj më. Kur ta kaloj këtë pjesë, këtë vështirësi, ke për ta parë. Mos kujto ti se sulmet duhet të jenë gjithmonë ballore, ka edhe sulme… unë vetëm do ta dobësoj, kjo është lufta ime me atë. Vetëm do ta dobësoj. Unë kam për qëllim dhe për detyrë këtu jo që të fitoj Big Brother-in, por të dobësoj Luizin.

Gerti: Pse?

Armaldo: Sepse ai e meriton. Të paktën në raport me mua. Nuk e kam personale, e kam për lojë. Nuk kam dëshirë që ai të fitojë Big Brother-in, pikë. Dhe ai s’ka për ta fituar.

You may also like