Unë kam menduar që ai që do të duhet ta vazhdojë rrugëtimin e ASH-së të jetë miku im Arben Taravari – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ziadin Sela në Kongresin e partisë ku pritet të zgjidhet kryetari i ri tha se si subjekt politik po vendosin standarde të reja në politikën në Maqedoninë e Veriut.

“Partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi, e unë sot jam këtu me krenarinë më të madhe për të thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar shumë fjalëve tjera deri tani. ASH nuk ka qenë kurrë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër, përveç se eshqiptarëve”, tha mes tjerash Sela.

Sela tha se ai mendon që ASH-në duhet ta udhëheqë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, Arben Taravari.

“Sot jemi mbledhur për të zgjedhur të parin në mesin tonë për 4 vitet e ardhshme, referenca ime ka qenë dhe unë kam menduar që ai që do të duhet ta vazhdojë rrugëtimin e ASH-së të jetë miku im Arben Taravari”, tha mes tjerash Sela.

You may also like