“Unë jap dorëheqje në qoftë se Mbappe nuk luan për Realin”/ Gazetari i njohur i transferimeve i sigurtë për transferimin e francezit në ‘Bernabeu’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kylian Mbappe do të luaj në Real Madrid sezonin e ardhshëm sipas gazetarit spanjoll, Josep Pedrerol.

Për këtë gazetari i ‘El Chiringuito de Jugones’ është shumë i bindur dhe kalimin e Mbappes te klubi madrilen e quan punë të kryer.

Madje Pedrerol ka premtuar se nëse sulmuesi francez nuk transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ ai do të jap dorëheqje.

Drejtuesit e PSG-së dëshirojnë rinovimin e kontratës me Mbappen edhe për dy vite.

Megjithatë, sulmuesi francez dëshiron ta realizoj ëndrrën e tij dhe të transferohet te klubi i Real Madridit.

Kylian Mbappe pritet te kaloj të ‘Los Blancos’ gjatë verës së ardhshme me parametra zero, pasi në muajin qershor i skadon kontrata me parisienët.

You may also like