Unë as nuk e di kur është spektakli

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati është një nga personazhet më të komentuar në showbiz-in vendas, teksa numëron edhe shumë fansa. Së fundmi, në disa media ka qarkulluar lajmi se ajo do të jetë një nga konkurrentet e edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP.

Mirëpo, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë i moderatores.Roza Lati ka publikuar së fundmi një video në rrjetin e saj social në TikTok, ku zbulon se ajo nuk ka marrë asnjë ftesë nga produksioni i Big Brother VIP për të qenë pjesë e këtij reality show.

Më tej, ajo tha se nuk do të jetë pjesë e këtij programi sepse kështu është puna, ndërsa falënderoi edhe Arbana Osmanin, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër. “Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë “PO” spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh.

Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e “Big Brother VIP 2″ sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana. Faleminderit”, ka thënë Roza Lati në videon e publikuar në TikTok pak orë më parë.

You may also like