Ulet çmimi i rrymës elektrike për 99% të amvisërive – Shqip

by admin
Spread the love

KRRE-ja BËRI PUBLIKE ÇMIMET PAS 1 JANARIT

Çmimi I energjisë elektrike tek amvisëritë për bllokun e parë ulet për 4.11%, për të dytin – 2.95%, për bllokun e tretë rritet për 0.85%, kurse për të katërtin rritet për 7.65%.

Në çmimin e ri të rrymës, nga 1 Janari 2023 është llogaritur edhe rritja e TVSH-së nga 5 në 10%.

MARKO BISLIMOVSKI – KRYETAR I KRRE-së

“Sektori është stabilizuar, prodhimi vendor është rritur për 26%, që jep bazë të mirë të miratojmë vendime për cmime të shkëlqyeshme për rrymën elektrike për kompanitë dhe amvisëritë. Kur i miratuam vendimet, morëm parasysh sigurinë dhe stabilitetin, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe standardin e qytetarëve, por edhe sinjalin që kanë dërguar amvisëritë dhe kompanitë” – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Sic njoftoi Bislimovski, cmimi I përgjithshëm për energjinë elektrike për konsumatorët e vegjël ulet për 20.15%. Ky cmim do të zbatohet për 70.000 kompani që gjatë periudhës së kaluar u përballën me harxhime të shumta. Sipas tij, 99.2% e amvisërive në vend do të kenë ulje të cmimeve për energjinë elektrike.

Me këto vendime, cmimi për transmetimin e rrymës elektrike ulet për 8.66%, kurse për distribuimin për 19.54%.

Sipas Bislimovski, kjo paraqet ndihmë shtesë edhe për kompanitë që janë në tregun e lirë të rrymës elektrike, për shkak se harxhimet e tyre për rrjetëzimin, që kap transmetimin dhe distribuimin, ulen për thuajse 20%. /KlanMacedonia/

You may also like