Ulen në gjysmë shtizë flamujt në Komunën e Strugës, Merko shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komuna e Strugës ka ulur në gjysmë shtizë flamujt për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku jetën e humbën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të tragjedisë, si dhe në përputhje me vendimin e Qeverisë për tri ditë zie. Komuna e Strugës njoftoi se do të ndërpres të gjitha aktivitetet dhe manifestimet.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të dashurit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë, të cilët humbën jetën dhe atyre që u lënduan në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje. Uroj prehje të qetë për shpirtrat e të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, tha kryetari Merko.

You may also like