UKRAINË – Zelensky shkarkon zyrtarë të tjerë të shërbimeve të sigurisë

by admin
Spread the love

KIEV, 19 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shkarkoi sot nga detyra oficerë të tjerë të lartë, si pjesë e një pastrimi të gjerë të shërbimeve të sigurisë dhe prokurorisë së vendit pas dezertimeve të shumta në palën ruse.

Një dekret i botuar të martën shkarkoi Volodymyr Horbenko si nënkryetar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Katër krerë rajonalë në Sumy, Dnipropetrovsk, Transcarpathia dhe Poltava u shkarkuan gjithashtu nga postet e tyre, së bashku me kreun e SBU të Zhytomyr. Zelensky gjithashtu emëroi një drejtues të ri rajonal në postin në Kharkov, i cili ishte vakant që nga fundi i majit.

Kreu i SBU-së, Ivan Bakanov, një mik i fëmijërisë së Zelensky, u shkarkua nga posti i tij të dielën. Për të njëjtën arsye të dielën u shkarkua nga detyra edhe prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova.

Zelensky ka nisur një pastrim të madh të stafit të lartë në shërbimet e sigurisë dhe prokurorisë së shtetit si përgjigje ndaj një numri të madh dezertimesh në forcat pushtuese ruse.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKosovë, 1 humbje jete dhe 842 raste të reja me COVID-19

You may also like