UKRAINË – Zelenski: Paralajmërimi për pushtimin rus përhap panik, gati për gjithçka

by admin
Spread the love

KIEV, 12 shkurt /ATSH-UKRINFORM/ – Ukraina është e gatshme për çdo zhvillim të ngjarjeve që lidhen me agresionin rus, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai e tha këtë në rajonin e Khersonit, ku Ministria e Brendshme e Ukrainës po zhvillon stërvitje taktike dhe speciale pranë kufirit administrativ me Krimenë e pushtuar përkohësisht, sipas një korrespondenti të UKRINFORM.

Përderisa numri i vendeve që apelojnë tek qytetarët e tyre të largohen nga Ukraina për shkak se Rusia mund ta sulmojë vendin bëhet gjithnjë e më i madh, besoj se është gabim pasi kjo përhap panik, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

”Paralajmërimet amerikane për sulm të drejtpërdrejtë të Rusisë ndaj Ukrainës shkakton panik dhe nuk i ndihmon ukrainasit”, theksoi Zelenski.

Ai shtoi se “paniku është miku më i mirë i armiqve në këtë moment”.

“Të gjitha këto informacione (për sulm) vetëm shkaktojnë panik dhe nuk na ndihmojnë”, theksoi Zelenski. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like