UKRAINË – Kievi: Rusia e vetmja përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës në territorin polak

by admin
Spread the love

KIEV, 16 nëntor /ATSH-DPA/- Rusia është e vetmja përgjegjëse për sulmin raketor në territorin polak që shkaktoi vdekjen e dy personave, deklaroi sot zyrtari i lartë ukrainas, Mykhailo Podolyak.

“Rusia është përgjegjëse për rreziqet në rritje në vendet fqinje”, shkroi sot në Twitter këshilltari i zyrës presidenciale, Podolyak.

“Është koha që Evropa të mbyllë fluturimet mbi Ukrainë”, tha Podolyak, duke bërë thirrje për ndalimin e fluturimeve mbi territorin e saj.

Si Polonia ashtu edhe NATO-ja ia atribuan sulmin në territorin polak një rakete anti-ajrore ukrainase.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk kishte asnjë indikacion se Rusia po përgatiste veprime ushtarake kundër NATO-s.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 18 të infektuar në 24 orët e fundit

You may also like