KIEV, 18 gusht /ATSH-DPA/- Shërbimet sekrete ushtarake në Ukrainë kanë paralajmëruar për një operacion të mundshëm rus në centralin bërthamor të Zaporizhias të premten, pas njoftimit të punëtorëve për të qëndruar në banesat e tyre.
Pushtuesit rusë njoftuan papritur një ditë pushimi të premten në centralin më të madh bërthamor në Evropë”, sipas një postimi në Facebook të shërbimeve sekrete në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Vetëm ekuipazhi operativ do të qëndrojë në vend, ndërsa të gjithë të tjerët do të ndalohen të hyjnë”, tha ai.
“Ekziston frika se forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist pas bombardimeve të centralit bërthamor”, thuhet në deklaratë.
Rusia tha se pala ukrainase po planifikonte një provokim në centralin bërthamor të premten.
Situata e tensionuar brenda dhe rreth zonës u diskutua sot nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Lviv. //a.i/