KIEV, 20 shtator /ATSH-DPA/- Ukraina ka ndaluar personelin ushtarak, zyrtarët e lartë shtetërorë dhe punonjësit e kompanive të mbrojtjes dhe objekteve kyçe të infrastrukturës të instalojnë ose përdorin shërbimin e mesazheve Telegram në pajisjet zyrtare.
“Vendimi u mor nga Qendra Koordinuese për Sigurinë Kibernetike të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, thuhet në një deklaratë nga parlamenti ukrainas.
Individët, detyrat e të cilëve përfshijnë komunikimin përmes Telegramit, përjashtohen nga rregullorja.
Sipas Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës për Kundërshtimin e Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, direktiva prek kryesisht kompjuterët e punës.
“Nuk shtrihet në telefonat celularë privatë”, tha ai.
Shërbimi sekret ukrainas dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë deklaruar vazhdimisht se shërbimet ruse përdorin Telegram për sulme kibernetike dhe madje edhe gjetjen e pajisjeve, të cilat më pas bëhen një objektiv i lehtë për sulmet me raketa. //a.i/