UKRAINË – Fillon evakuimi i detyruar i banorëve të Donetskut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

DNIPROPETROVSK, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Filloi evakuimi i detyruar nga rajoni i Donetskut, ndërkohë që treni i parë mbërriti në Kropyvnytsky sot në mëngjes, njoftoi zëvendëskryeministrja ukrainase dhe ministrja për Riintegrimin e Territoreve të Zëna Përkohësisht, Iryna Vereshchuk në Telegram.

”Kemi evakuuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Të gjithë janë të mirëpritur, të gjithë u ndihmuan”, shpjegoi ajo.

Në ditët në vijim do të evakuohen deri në 220 000 banorë.

”Evakuimi është planifikuar në funksion të ofensivës së mundshme ruse, që do të linte banorët pa ngrohje dhe me infrastrukturë tërësisht të shkatërruar”, sqaroi ministrja./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak​Hevenier: Vendimet për reciprocitet, të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

You may also like