Ukraina, SHBA “ngre zërin” për Kosovën në OKB – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët evropianë, mbeten të përkushtuara për ndërtimin e paqes dhe shoqërive multietnike në Ballkanin Perëndimor, tha Richard Mills.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Mills, tha në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ky është sesioni i parë për Kosovën që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, duke theksuar se ndërsa bota dhe Evropa u përgjigjen pasojave të luftës, ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtare.

“Kemi parë foto nga Bucha dhe Mariupol. Ndërsa ata vazhdojnë të mbërrijnë nga Ukraina, asnjë delegacion përgjegjës për krijimin e imazheve të tilla nuk ka besueshmërinë për t’i dhënë një leksion dikujt në Këshillin e Sigurimit për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha ambasadori amerikan, si përgjigje ndaj kolegut rus aty.

Ndaj, ai u bëri thirrje të dyja palëve(Kosovës dhe Serbisë) që të angazhohen në dialog me BE-në, për të gjetur një zgjidhje, për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe për të bërë përparim konkret drejt arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin me qëllim të njohjes reciproke.

Ai shtoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE është mënyra më e mirë për përparim.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mirëpritën përpjekjet e BE për të pritur negociatorët kryesorë të të dy vendeve këtë muaj dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë në gjetjen e personave të zhdukur.

Mills vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët evropianë, mbeten të përkushtuara për ndërtimin e paqes dhe shoqërive multietnike në Ballkanin Perëndimor.

Ai po ashtu tha se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij dhe se mandati i tij është i tepërt. /tesheshi.com/

You may also like