Ukraina publikon shifrat e ushtarëve rusë të vdekur në luftë

by admin
Spread the love

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar Moskës, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kievi pretendon se 37.570 ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë arritur t’ua shkatërrojnë 1649 tanke, 3832 mjete të blinduara, 217 aeroplanë si dhe 188 helikopterë.

Në anën tjetër, ushtria ukrainase pretendon se prej se kanë futur në përdorim sistemin raketor amerikan HIMARS, rusët në masë të madhe po pësojnë humbje.

Madje po publikojnë pamjet e sulmeve të ndryshme ku shihen shpërthimet e fuqishme.

Rasti më i fundit ishte bombardimi i një depoje të municionit rus, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u ngrit në qiell një top i zjarrtë që shndriti një qytet në rajonin e Khersonit.

E sulme të tilla po ndodhin pothuajse në tërë territorin e Ukrainës, pasi edhe vet presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky është zotuar se po ndërmerren aksione për ta detyruar Rusinë që të tërheq ushtrinë e saj nga territori i Ukrainës.

Rruga Press

You may also like