Ukraina kërkon të nisë ofensivën, BE bie dakord: 2 miliardë dollarë municione

by admin
Spread the love

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një plan prej dy miliardë eurosh për të blerë së bashku municione të nevojshme për Ukrainën.

Në takimin në Bruksel, ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm mbështetën një iniciativë që synonte t’i siguronte Ukrainës një milion predha artilerie në 12 muajt e ardhshëm, si dhe të rimbushte rezervat e BE-së. Kievi është ankuar se forcat e tij duhet të racionojnë fuqinë e zjarrit, pasi pushtimi njëvjeçar i Rusisë është kthyer në një luftë rrënuese.

Ukraina i kishte thënë BE-së se kërkon 350,000 predha në muaj për të ndihmuar trupat e saj të frenojnë sulmin e Moskës dhe t’i lejojnë ata të nisin kundër-ofensiva të reja më vonë gjatë vitit.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se “sinjali i fillimit” ishte dhënë dhe premtoi se Ukraina mund të llogarisë në marrjen e një sasie të madhe municionesh këtë vit.

Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti “vendimin për ndryshimin e lojës” nga BE. “Pikërisht ajo që nevojitet: dërgesë urgjente + prokurim i përbashkët i qëndrueshëm”, ka shkruar Kuleba në rrjetet sociale.

Pjesa e parë e planit të BE-së angazhon edhe një miliardë euro të tjera (1.06 miliardë dollarë) fonde të përbashkëta për t’i bërë shtetet e BE-së të përdorin rezervat e tyre tashmë të shtrira për municione që mund të dërgohen shpejt. Pjesa e dytë do të shohë që blloku të përdorë një miliardë euro të tjera për të porositur predha 155 milimetrash për Ukrainën, si pjesë e një shtytjeje të përbashkët prokurimi që synon të nxisë firmat e mbrojtjes të BE-së për të rritur prodhimin.


Top Channel

You may also like