Ukraina ka çaktivizuar 180,000 mjete shpërthyese që nga fillimi i luftës

by admin
Spread the love

Qeveria ukrainase ka deklaruar se forcat e saj të çminimit kanë zbuluar dhe çaktivizuar më shumë se 180,000 pajisje shpërthyese që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Yevhenii Yenin, zëvendësministri i parë i brendshëm, tha në televizionin ukrainas të hënën se “një e pesta e territorit të Ukrainës ishte kontaminuar me predha, mina dhe bomba ajrore që nuk shpërthyen”.

“Që nga fillimi i luftës, shërbimet tona kanë zbuluar dhe çaktivizuar më shumë se 180,000 mjete shpërthyese. Mbi 68,000 hektarë tashmë janë vëzhguar.”

Yenin tregoi se teknikët po vëzhgonin rreth 500 hektarë çdo javë, shkruan CNN.

“Në rajonin e Kievit, 1000 objekte shpërthyese ende po çaktivizohen çdo ditë”, tha ai.


Top Channel

You may also like