Ukraina “i zbraz” qiellin Rusisë, shkatërron 9 avionë luftarakë në bazën e Krimesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se nëntë avionë luftarakë rusë u shkatërruan në shpërthimet në një bazë ajrore ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë të martën.

Pretendimi i forcave ajrore, i postuar në Facebook së bashku me humbjet e përgjithshme që Kievi thotë se Rusia ka pësuar gjatë luftës, erdhi mes spekulimeve se shpërthimet ishin rezultat i një sulmi ukrainas që do të përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm në konflikt, shkruan Al Jazeera.

Shpërthimet, të cilat vranë një person dhe plagosën 14 të tjerë, sipas guvernatorit të Krimesë, i shtynë turistët të iknin në panik ndërsa shtëllungat e tymit ngriheshin mbi vijën bregdetare aty pranë.

Rusia ka thënë se shpërthimet ishin shpërthime të municioneve të ruajtura, jo rezultat i një sulmi.

Rruga Press

You may also like