Ukraina humbet në lindje, por fiton në dy zona të tjera

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ukraina po humbet në lindje, por po fiton në dy zona të tjera, ka thënë analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke.

Duke komentuar një raport të CNN-it se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po humbasin besimin se Ukraina mund të rimarrë ndonjëherë territorin që Rusia ka kapur, ai tha se opinionet vazhdojnë të ndryshojnë nëse Ukraina do ta fitojë luftën apo jo.

“Njerëzit duhet ta shohin peizazhin e madh: kjo luftë po zhvillohet në tre zona,” – tha ai.

Prof. Clarke, tha që duket se rusët do të marrin shtegun e vogël në rajonin lindor të Donbasit ku ende po luftohet. Forcat ruse tashmë kontrollojnë pjesën më të madhe të zonës.

“Ukrainasit po tërhiqen, siç duhet të bëjnë – ata nuk duan të bllokohen. Ndërkohë, ukrainasit po sulmojnë veriun dhe jugun e Izyumit. Ata po sulmojnë në Kharkiv, mjaft ngadalë dhe po bëjnë përparime mjaft të mëdha në jugperëndim rreth Khersonit. Atë që ukrainasit do humbasin në Donbas, mund ta fitojnë në veri dhe në jug.” – tha ai.

Ai tha se Ukraina do të marrë më shumë ndihmë ushtarake, por ajo nuk do të arrijë deri në vjeshtë.

“Ata duhet të rezistojnë për muajin e ardhshëm apo më shumë dhe të mos thyhen, derisa të mbërrijnë të gjitha këto gjëra të reja,” tha ai.

“Ka qenë gjithmonë një periudhë e rrezikshme dhe unë mendoj se ne duhet ta pranojmë këtë, por të mbajmë një sy te peizazhi i madh i gjërave. Ata po humbasin në një vend – po tërhiqen në një vend; por po fitojnë në dy të tjerë.” – përfundoi Michael Clarke.

©Rruga Press

You may also like