Ukraina, Erdogan kritikon dobësitë e Perëndimit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar, tha të premten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa pushtimi ushtarak rus i Ukrainës vazhdon.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Stamboll, Erdogan kritikoi qëndrimin e Perëndimit për operacionin e Rusisë në vendin fqinj.

Ai tha gjithashtu se duhet një qëndrim i qartë në samitin e liderëve të NATO-s.

“Pra, kjo nuk duhet të kthehet në një mbledhje të thjeshtë nga e cila do të dërgohen mesazhe shqetësimi. NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar,” tha Erdogan, duke shtuar: “Për momentin në Ukrainë, Bashkimi Evropian shfaqet me të gjithë dobësitë perëndimore, Fatkeqësisht, ata nuk morën një qëndrim serioz dhe vendimtar. Ne patëm bisedime shumë të hapura edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje”.

I pyetur se si e vlerëson qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me krizën ukrainase, Erdogan theksoi se BE-ja nuk kishte marrë një qëndrim vendimtar.

“Ata të gjithë japin shumë këshilla për Ukrainën. Sigurisht, është e pamundur të arrihet ndonjë gjë me këto këshilla. Kur i shikojmë të gjitha këto, shohim se nuk ka hapa konkretë. Në samitin e sotëm të NATO-s do të diskutojmë se çfarë hapash po merren ose do të merren”

Por kur nuk shprehet një qëndrim dhe nuk tregohet vendosmëri, sigurisht, siç tha presidenti ukrainas Vladimir Zelensky, “ata vetëm na japin këshilla dhe nuk japin asnjë mbështetje”. /tesheshi.com/

You may also like