Ukaj kërkon që marrëveshja për targat të publikohet, thotë se u evitua konflikti në veri – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marrëveshja e arritur për targat duhet të publikohet në mënyrë që të dihet edhe nga opinioni se cilat janë pikat që palët janë marrë vesh po kërkon njohësi i rrethanave politike në vend, Fidan Ukaj.

Ai në një prononcim për Shqip, tha se arritja e marrëveshjes është një lajm i mirë, por sipas tij, a ka vlejtur rezistenca e deritanishme e kryeministrit Kurti.

Sipas tij, me këtë marrëveshje është qetësuar situata në veriun e Kosovës dhe është larguar rreziku i një konflikti të mundshëm.

“Arritja e marrëveshjes që tani më e kemi në lidhje me targat është një lajm i mirë sepse, e shënjonin situatën e cila ishte krijuar dhe që pritej të përshkallëzohej ndoshta në një konflikt në atë pjesë të Kosovës”.

“…mirëpo dilema është që a i ja ka vlejtur rezistenca e deritanishme e institucioneve të Kosovës përkatësisht kryeministrit të vendit që të kemi një marrëveshje të tillë të cilën e kemi parë, por nuk kemi parë as gjë nga origjinaliteti i pikave të kësaj marrëveshje”.

“Siç e kemi parë dhe e kemi lexuara në këtë marrëveshje  Serbia nuk do të prodhoj më targa me ankronime të qyteteve të Kosovës të regjimit të Millosheviqit, mirëpo se a do të ketë një afat kohor në lidhje me validitetin e këtyre targave ne akoma nuk kemi një përgjigje të tillë”, tha ai.

You may also like