UEJL-ja dhe Ministria e Shoqërisë Informatike nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

by admin
Spread the love




Kuadri akademik i Universitetit të Evropës juglindore, do të bashkëpunojë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duke iu siguruar të punësuarve të dhëna nga hulumtime, analiza profesionale, propozime, konkluzione shkencore dhe literaturë profesionale.

Kjo, mes tjerash, parashihet në Memorandumin e bashkëpunimit, që u nënshkrua sot (3 nëntor 2022), nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.

Në Memorandum, po ashtu, parashihet përfshirja e kuadrit akademik nga Universiteti në diskutimet publike në aspekt të propozim-ligjeve, me qëllim të marrjes së zgjidhjeve më të mira ligjore, në përputhje me profesionalizmin e tyre adekuat.

Ministria e Shoqërisë Informatike, do të kontribuojë në hartimin e programeve të reja studimore të Universitetit të Evropës Juglindore, si dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta.


You may also like