UEFA, ndihmë Shqipërisë/ Zv.presidenti i UEFA, viziton Shqipërinë dhe impiantet sportive

by admin
Spread the love

Për herë të parë në vendin tonë në mbledhjen e Komisionit Hat Trick ishte i pranishëm edhe kryetari i tij Karl-Erik Nilsson, i cili njëkohësisht është edhe zv.presidenti i UEFA-s. Në një intervistë prë Top Channel ai tregon më tepër rreth kësaj mbledhjeje në Shqipëri.

“Ne shpesh përpiqemi t’i bëjmë mbledhjet e komisionit tonë në vende të ndryshme, kjo edhe për arsyen që të shohim vendet dhe objektet që ne kemi kontribuar me programet tona të investimit. Këtë herë vendosëm të zgjedhim Shqipërinë. Mendoj që është një gjetje shumë e mirë për komitetin tonë që të shoh me sytë e tij rezultatin e fondeve që jep”, tha  Karl-Erik Nilsson, zv.president i UEFA-s.

Në vendin tonë janë me qindra objektet e investuara nga projektet HatTrick nga rikonstruksioni i fushave deri në stadiumet e ndërtuara si “Elbasan Arena”, “Loro Borici”, “Air Albania” apo stadiumi i Kukësit.

 “Ky program ka filluar që nga viti 1992 dhe deri më tani rezultatet e tij janë shumë positive. Cikli i këtij program do të jetë deri në vitin 2024, por do të kemi një tjetër program Hattrick pas këtij do të kemi disa resurse që vijnë nga Gjermania për një tjetër program. Ky program është një element bazë për zhvillimin e futbollit në të 55-ta federatat antare tona”, tha Nilsson.

Vitin e ardhshëm në Shqipëri do të zhvillohet finalja e madhe e Conference League. A është Shqipëria gati për të pritur një aktivitet të këtij niveli europian?

Si federata juaj ashtu edhe stadium është gati. Kam mbetur i befasuar nga stadium, është bërë një punë e shkëlqyer në të. Jam i sigurtë që aty do të zhvillohet një aktivitet shumë i mirë vitin tjetër në atë finale. Administrisimi i këtij impianti ishte mjaft i mirë, kur e vizitova ndjeva një energji positive dhe kuptova që në vendin tuaj ka një energji shumë të madhe në punën që po bëhet sot dhe që jam i sigurtë se do të jetë edhe në të ardhmen”, u shpreh Nilsson.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like