UEFA godet rëndë FFK-në dhe futbollin e Kosovës, ky është dënim i madh

by admin
Spread the love

UEFA-ja e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës me një total prej 61 mijë eurosh për ndeshjen kundër Rumanisë që u mbajt muajin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton Klan Kosova.

FFK-ja është dënuar me 10 mijë euro për futjen e njerëzve në fushë, 22 mijë sosh për hedhjen e gjësendeve nga tifozët, gjashtë mijë euro për ndezjen e fishekzjarreve.

15 mijë euro FFK-ja ka marrë dënim për fishkëllimat e tifozëve gjatë himnit të Rumanisë, tetë mijë për bllokimin e rrugëkalimeve.

Për fishekzjarrë të ndezur, buxheti i FFK-së do të pakësohet për 6000 euro.

Për shkak të fishkëllimave të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Rumanisë, Federata e Futbollit e Kosovës do të paguaj dënim prej plot 15 mijë euro. Ndërsa për bllokim të rrugëve publike, përkatësisht për qëndrimin e shikuesve në pjesën e tribunave të destinuara për lëvizjen e tyre, FFK-ja do të paguajë 8000 euro.

Pas ndeshjes, nga përfaqësuesja e Kosovës nuk ishin respektuar obligimet për deklarim për media. Selektori Franco Foda nuk doli në konferencë për shtyp, ndërsa i vetmi që foli, madje vetëm për dy mediume, ishte kapiteni Amir Rrahmani.

Dhe për mosrespektim të aktiviteteve mediatike, UEFA ia ka tërhequr vërejtjen FFK-së. Paraqitja e selektorit në konferencë është obligative e po ashtu deklarimi i lojtarëve në zonën miks.

You may also like