Udhëtimet, në shënjestër të kriminelëve kibernetikë

by admin
Spread the love
Për të shmangur problemet dhe për të reduktuar sulmet e mundshme të kriminelëve informatikë, në “gjueti” për informacione personale dhe të dhëna bankare, është mirë të mos gjendeni të papërgatitur

 

Bëni kujdes ndaj mesazheve të panjohura që ju vijnë në mediat sociale, mos përdorni llogaritë bankare, mos komunikoni në telefon të dhënat e kartës suaj të kreditit, mos pranoni ftesa për të marrë pjesë në sondazhe nga faqe interneti jo të sigurta.

Këto të gjitha cilësohen veprime të mira të përdoruesit dixhital, që këtë verë bëhen një zakon i shëndetshëm edhe për ata që po përgatiten për pushime, duke kërkuar në rrjet për oferta të minutës së fundit. Numri i sinjalizimeve nga disa prej shoqërive kryesore të sigurisë informatike është rritur ndjeshëm në javët e fundit, duke ngritur nivelin e alarmit për mashtrime të llojeve të ndryshme.

Për të shmangur problemet dhe për të reduktuar sulmet e mundshme të kriminelëve informatikë, në “gjueti” për informacione personale dhe të dhëna bankare, është mirë të mos gjendeni të papërgatitur. Çfarë duhet të dini…

 

Kujdes nga email-et joshëse

Sipas një hulumtimi të Bitdefender, spam-et me temë udhëtimet dhe pushimet kanë goditur në nivel ndërkombëtar adresat e email-eve të përdoruesve që nga marsi 2022, me një incidencë të lartë në SHBA (ku është regjistruar 37% e rasteve), e më tej në Irlandë, Indi dhe Mbretëri e Bashkuar.

Kriminelët informatikë praktikojnë mënyra të ndryshme sulmesh. Spikasin ato që shfrytëzojnë fjalët kyçe të cilat lidhen me pushime dhe me kompanitë ajrore më të njohura (Delta, American Airlines, United Airlines, British Airways), për të kryer sondazhe të rreme apo për të ofruar karta dhuratash që synojnë vjedhjen e të dhënave dhe parave.

Një tjetër mënyrë e përdorur shpesh është përdorimi i faqeve apo domain-eve web dashakeqe, për të dërguar mesazhe “urgjente” dhe për të mashtruar viktimat e mundshme, për të shkarkuar materiale “atach” të cilat përmbajnë viruse nën formën e faturave dhe transaksioneve me kartë krediti.

Disa raste të tjera të sinjalizuara në spam përfshijnë rrjete hoteliere të famshme dhe operatorë turistikë ndërkombëtarë (Accor Hotels, Panorama Tours, Meritus Hotels, Booking.com, Wyndham Hotels and Resorts, Marriott International) për të transmetuar viruse të tipit trojan, të cilat vjedhin të dhënat.

Këshilla e ekspertëve për të shmangur këto probleme? Pajisni PC-të dhe smartphone-t me sisteme filtrimi kundër mashtrimit dhe anti-phishing, mos përdorni transferta kriptomonedhash për të paguar rezervimin. Përdorni platforma të besueshme dhe të njohura për rezervimin online, duke shmangur reklamat e paketave të pushimeve që janë shumë të leverdishme për të qenë të vërteta.

 

Si të mbroni të sigurta të dhënat dhe pajisjet

Tendenca i ka rrënjët e largëta dhe duket se këtë vit do të arrijë kulmin për shkak të dëshirës, së shumë njerëzve, për të shkuar me pushime me çfarëdo çmimi, pas dy viteve të kushtëzuar nga pandemia. Kriminelët kibernetikë janë të vetëdijshëm mbi faktin se përdoruesit janë më të ndjeshëm gjatë sezonit veror dhe për këtë arsye, intensifikojnë aktivitetin e tyre.

Kjo konfirmohet në raportin e fundit të Check Point Research, “Threat Intelligence Report”, sipas të cilit sulmet javore kundër kompanive të turizmit dhe atyre të argëtimit janë rritur mesatarisht me 60% në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërkohë që përdoruesit janë në kërkim të ofertave të minutës së fundit për fluturime, hotele apo vende, hakerat kamuflohen si marka të njohura dhe nisin ofertat e tyre phishing.

Për të mbrojtur pajisjet tuaja më së miri, merrni pak kohë për të organizuar udhëtimin, duke shmangur lidhjet në rrjete wifi publike jo të sigurta dhe duke përdorur rrjetin e brendshëm apo një hotspot. Verifikoni me kujdes besueshmërinë e faqes së booking online dhe të email-eve hyrëse (gabime gramatikore apo ortografike, shprehje jo shumë autoritare) që kanë si objekt vende dhe oferta turistike.

Së fundi, në mënyrë absolute, mos ndani online të dhënat personale dhe të kartave të kreditit – ato duhet t’i përdorni vetëm pasi të keni vërtetuar faqen e zgjedhur për rezervim me akses nëpërmjet browser-it.

/ Il Sole 24 Ore

 

You may also like