UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Themelues i UBT-së, Edmond Hajrizi, njofton se ky institut fillon me versionin e ri të inteligjencës artificiale SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”, në një projekt ky që tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikanë, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit, duke e bërë kështu Kosovën pjesë të lidershipit botëror të teknologjive moderne.

Ne jemi në disa faza të revolucioneve të ndryshme, nga faza e revolucionit industrial tash jemi në fazën e konvergjencës, në fazën e involvimit të inteligjencës artificiale që disa punë t’i bëjë edhe vet.

“Tash jemi në fazën e zhvillimi t edhe më të madh të implementimit të inteligjencës artificiale. Është një program pesëvjeçar me të cilin kompania jonë, kompania amerikane që ka një lidership në fushën e realitetit virtual, ne do të punojmë në implementimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, realitetit virtual e fusha të ndryshme, veçanërisht në edukim.

“Këto 30 milionë krijojnë mundësi në qasjen e teknologjisë së fundit, në shumë gjëra që i nevojiten studentit, stafit, që të mos ketë një kosto shtesë. Është një financim serioz me të cilin mund të arrijmë rezultate shumë serioze në 5 vjetët e ardhshëm”, deklaroi Hajrizi.

Edmond Hajrizi

You may also like