“Uashingtoni më ka ndaluar”, Sali Berisha i përgjigjet Yuri Kim, tregon nëse është shqetësuar nga takimi i saj me Metën

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur dje se Uashingtoni e ka ndaluar të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak të shpalljes së tij publike si person “non-grata”, për korrupsion. Berisha i është përgjigjur sot kësaj deklarate.

Është gënjeshtër, nuk është e vërtetë. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shteti takohen me të dizenjuar apo idhtarë të flaktë të Putinit, si Dodiku. Cila qëndron këtu? Kjo është një gjë e pavërtetë. Ambasadorja sillet si guvernatore. Përveç kësaj u bë e famshme ajo fraza e barit.

Zonja u bëri thirrje demokratëve mos hani bar që të votoni Sali Berishën. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë kam deklaruar që pa kërkuar ndjesë publike demokratëve ajo nuk takohet me Sali Berishën. Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen”, u shpreh ish-kryeministri.

Gazetarët e kanë pyetur Sali Berishën nëse ishte i shqetësuar nga takimi për më shumë se dy orë i Metës me Yuri Kim, në selinë e Partisë së Lirisë. Ai u shpreh:

“Përkundrazi, unë e kam mirëpritur takimin. Absolutisht, në mënyrë absolute. Pse do më shqetësoj. E quaj shumë normal dhe Ilir Meta është ish-president, kryetar i një partie dhe gjëja më normale është takimi. E vlerësoj pozitiv.”

You may also like