UASHINGTON – SHBA ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën me vlerë 275 milionë dollarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 29 tetor /ATSH-DPA/-SHBA-ja do të ofrojë një ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën me vlerë 275 milionë dollarë për të mbështetur luftën e saj kundër Rusisë.

Ndihma përfshin armë shtesë, municione dhe pajisje nga stoqet e SHBA-së, si dhe katër antena për komunikimet satelitore, njoftoi të premten Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kjo e çon ndihmën totale ushtarake amerikane për Ukrainën në 18.5 miliardë dollarë që nga fillimi i mandatit të presidentit Joe Biden në janar 2021.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se po punohet gjithashtu për të përmirësuar aftësinë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. “Dy sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore NASAMS që Uashingtoni ka premtuar do të dergohen në Ukrainë muajin e ardhshëm”, tha ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Uji 24 orë tanimë realitet në çezmat e dibranëve

You may also like