UASHINGTON – SHBA-ja shqyrton dërgimin e tankeve luftarake “Abrams” në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 24 janar /ATSH-DPA/- Administrata amerikane po shqyrton furnizimin me tanke luftarake “Abrams” në Ukrainë, sipas “The Wall Street Journal”.

“Administrata e Biden po priret drejt dërgimit të një numri të konsiderueshëm tankesh “Abrams M1” në Ukrainë dhe një njoftim për dërgesat mund të vijë këtë javë”, thanë zyrtarët.

“Njoftimi do të ishte pjesë e një mirëkuptimi më të gjerë diplomatik me Gjermaninë, në të cilin Berlini do të pranonte të dërgonte një numër më të vogël të tankeve të tij “Leopard 2” dhe gjithashtu do të miratonte dorëzimin e më shumë tankeve të prodhimit gjerman nga Polonia dhe vendet e tjera”, thuhet në raport.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak“Më të mirët e 2022”, FSHF organizon mbrëmjen gala për të kurorëzuar protagonistët e futbollit shqiptar

You may also like