UASHINGTON – Blinken: Partneriteti SHBA-Poloni i fortë dhe efektiv

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 11 dhjetor /ATSH-PAP/- Partneriteti SHBA-Poloni nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm dhe efektiv, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken gjatë një takimi me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, në Uashington për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Kievin.

Polonia dhe SHBA-ja kanë qenë dy nga mbështetëset më entuziaste të Ukrainës që kur Rusia nisi luftën me fqinjin e saj, në shkurt.

“Falë lidershipit të Polonisë, ne jemi të fortë në mbështetjen e Ukrainës përballë agresionit rus, duke ofruar ndihmën tonë për sigurinë, ndihmën ekonomike, ndihmën humanitare”, tha Blinken.

“Kur ndodhi pushtimi i Rusisë, kjo ngjarje tragjike, si aleatë dhe anëtarë të NATO-s, ne reaguam me qëndrueshmëri dhe vendosmëri për të mbrojtur partnerin tonë”, tha Rau.

Blinken dhe Rau ranë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës duhet të shihet si një prioritet urgjent.

Bisedimet mes Blinken dhe Rau u fokusuan gjithashtu në praninë aktuale dhe të ardhshme të trupave amerikane në krahun lindor të NATO-s, dhe në rritjen e numrit të forcave amerikane në Poloni.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like