UASHINGTON – Biden: SHBA-ja do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 25 janar /ATSH-DPA/-SHBA-ja do të dërgojnë 31 tanke luftarake “M1 Abrams” në Ukrainë, deklaroi sot presidenti amerikan, Joe Biden, disa orë pasi Gjermania konfirmoi se do të dorëzonte tanket e saj “Leopard 2” në Kiev.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden i quajti tanket “Abrams” më të aftët në botë.

Ai tha se SHBA-ja do t’i sigurojë Ukrainës pjesë dhe pajisje ushtarake, përveç trajnimit.

Presidenti Biden vlerësoi njoftimin e mëparshëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz se 14 tanke “Leopard” do t’i dorëzoheshin Ukrainës.

“Gjermania ka qenë një zë i fortë për unitet midis aleatëve të Ukrainës”, tha Biden.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakGjylameti në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: T’i hapet rrugë anëtarësimit të Kosovës

You may also like