UASHINGTON – Biden diskret ndaj premtimit të Moskës për të reduktuar sulmet në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 29 mars /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së Joe Biden është shprehur diskret ndaj njoftimit të Rusisë se operacionet luftarake do të reduktohen ndjeshëm në Ukrainën veriore pas bisedimeve për paqen sot në Stamboll.

Biden tha se ai nuk do t’i vlerësonte këto deklarata derisa të mund “të shihte se cilat janë veprimet e tyre”.

“Le të shohim se çfarë kanë për të ofruar”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Derisa të ketë një ndryshim aktual, presioni ndaj Moskës do të vazhdojë me sanksione të ashpra dhe mbështetje për ushtrinë ukrainase”, tha Biden.

Duke iu referuar një telefonate me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, Biden shtoi se konsensusi tani ishte të prisnin dhe të shihnin se çfarë do të bënin rusët.

“Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër atë që po ndodh”, tha ai.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se pesë vendet kishin theksuar nevojën për një qasje humanitare në qytetin port të sulmuar të Mariupolit. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like