UASHINGTON – BBC pezullon përkohësisht punën në Rusi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 5 mars /ATSH-DPA/- Organizatat e medias perëndimore po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi pas goditjes së Moskës ndaj mediave të huaja.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj të ri në fuqi të premten që do të thotë se do të vendosen gjoba të rënda dhe deri në 15 vjet burgim për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me forcat e armatosura të vendit.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, tha se ligji i ri “duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur” në Rusi.

Më herët, Kremlini akuzoi BBC-në se ka luajtur një “rol të vendosur në minimin e stabilitetit dhe sigurisë ruse”.

Davie tha se BBC nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të pezullonte përkohësisht punën e gazetarëve dhe stafit mbështetës brenda Rusisë.

“Siguria e stafit tonë është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale thjesht për shkak të kryerjes së detyrave të tyre. Unë do të doja t’u bëja homazhe të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre”, tha ai.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të vënë në dispozicion informacione të sakta dhe të pavarura për audiencën në mbarë botën, duke përfshirë miliona rusë që përdorin shërbimet tona të lajmeve. Gazetarët tanë në Ukrainë dhe në mbarë botën do të vazhdojnë të raportojnë për pushtimin e Ukrainës”, shtoi ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like