U zhvillua java e tretë e Superligës së Kosovës në pingpong, ndeshje dramatike

by admin
Spread the love

Sot u zhvillua java e tretë e Superligës së Kosovës ne pingpong. Në xhiron 5 dhe 6 u zhvillua ndeshja derbi kundër ekipit nga Prishtina KPP “Priping” dhe kampionit aktual KPP “Lidhja e Prizreni”, raporton Ekonomia Online.

Ekipi
nga Prishtina KPP “Priping” në xhiron e 5 është ndeshur kundër ekipit KPP
“Liria” nga Prizreni e cila ishte një ndeshje dramatike e me shumë kthesa.  Në ndeshjen e parë kundërshtar të lojës ishin
Veton Gota kundër Ylli Dragidella, ku Gota e mposhti Dragidellën me rezultat
3-2.

Ndeshja
e dytë u zhvillua nga anglezi Chris Doran kudër veteranit Eroll Boshnjaku, ku
me lehtësi fitoi anglezi Doran.

Ndeshja e tretë ishte në mes Dardan Imamit dhe Aulon Bivulakut, ku në epërsi doli Imami me rezultat  3-1, me ç ‘rast u avancua klubi i pingpongut “Liria”, me rezultatin e lojës 2-1, raporton EO.

Ndeshja
e 4  apo ndeshja mix, ku vetëm Gota dhe
Nimani u ndeshën me Yll Dragidella dhe Chris Doran, përfundoi në favor të
“Priping”, me rezultat 3-0,  për të
batazuar kështu rezultatin e ndeshjeve 2-2.

Ndeshja
e 5, është zhvilluar në mes Veton Gotës dhe Chris Doran, ku ky i fundit fitoi
me rezultat 0-3.

Kurse
ndeshja e 6 u zhvillua në mes Dradan Imamit dhe Yll Dragidella për të barazuar
kështu rezultatin e përgjithshëm në 3-3.

Ndeshja
e vendimtare për këtë xhiro, ndeshja e 7 u zhvillua në mes Eroll Boshnjakut dhe
Aulon Bivulakut ku në setin e 5 rezultati shkoi në 19-21. Me setë përfundoi 3-2
në favor të Bivulakut ku u shënua fitore e klubit “Priping”, me rezultat 4-3.

Ne xhiron e 6te u zhvillua ndeshja tjetër e rëndësishme mes KPP “Priping” dhe kampionit “Lidhja e Prizrenit” e cila përfundoi ne favor te prizrenasve me rezultat 4:2.

Me
këtë fitore të KPP “Lidhja Prizrenit” ndaj KPP “Priping”, klubi nga Prizreni
avancon në tabelë, ku synon të shpallet kampion pranveror.

Javën e ardhshme zhvillohet xhiroja e fundit e sezonit pranveror ku klubi “Priping” do të luaj kundër KPP “Sharri”.

You may also like