U ul në lokalin e PD-së, Berisha i bën kërkesën e papritur kamarierit, disa prej gazetarëve marrin vendimin e menjëhershëm

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha pas deklaratës për shtyp nga oborri i selisë blu, është ulur në kafenë përballë godinës bashkë me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD dhe drejtoreshën e Komunikimit Floriana Garo. Berisha i ftoi gazetarët gazetarët që të pinin kafe sëbashku.

“Për arsye objektive nuk ju ftova dot për vit të ri, sot e keni një kafe nga unë. Uluni se do ju qeras për një kafe, si urim për Vitin e Ri. Mirë që e bëtë këtë, Jeta është qef, megjithëse e bëni jeta është spec.”, tha Berisha.

Mirëpo më pas Berisha i është drejtuar kamarierit të lokalit të mos u shërbejë mercenarëve të Bashës. “Mos u shërbe mercenarëve të Bashës, Ky lokal i shërben vetëm demokratëve”, është shprehur Berisha, teksa disa gazetarë morën mikrofonat dhe u larguan nga tavolina.

Më tej, po me ironi, Berisha ka shtuar se “raki në orar të punës në asnjë mënyrë, se trembet Gazi”.

You may also like