U tha se thumboi Arbana Osmanin, Rudina Dembacaj i hedh benzinë zjarrit

by admin
Spread the love

Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj pak ditë më parë realizoi një “Stand Up”. Teksa u hap për diskutim tema e martesës, Dembacaj tërhoqi vëmendjen me një frazë të papritur.

“Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”– ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.

Kjo fjali u duk si një kunjë për moderatoren e njohur të “Big Brother Albania VIP”. Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.

Megjithatë, disa ditë pasi thumbimi i saj bëri bujë në të gjithë internetin, Rudina Dembacaj ka vendosur të reagojë duke i hedhur benzinë zjarrit. Ajo është shprehur duke riktheksuar se batuta ishte e vërtetë, megjithatë kishte konotacion humoristik.

Ajo ka lënë vend për të ngritur akoma më shumë dyshime, duke thënë se do të ketë sqarime të mëtejshme në “Stand Up”-in e rradhës.

“Qenka bërë nami me këtë batutë, pse nuk është e vertetë? Nejse, humor njerëz, për sqarime të mëtejshme, ju pres ne Stand up- in e radhës, Une dhe Burrat”, – ka shkruar Rudina në llogarinë e saj në “Instagram” që e shoqëron me momentin kur ka thënë deklaratën.


You may also like