U tha se emri i saj i vërtetë është ‘Behigje’, Beatrix Ramosaj bën një reagim në rrjete sociale

by admin
Spread the love

Beatrix Ramosaj ka qenë një nga artistet më të komentuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother e po ashtu edhe pas daljes.

Derisa brenda në BB VIP u përfol për çdo detaj, pati disa polemika edhe rreth emrit të saj të vërtetë.

Në rrjete sociale qarkulluan zërat se emri i vërtetë i këngëtares është ‘Behigje’, për të cilën reagoi edhe nëna e artistes, Antigona Ramosaj.

Megjithatë, 27-vjeçarja ka bërë një reagim rreth kësaj për herë të parë në një postim në Twitter.

Ajo ka ironizuar me emrin ‘Behigje’ e po ashtu edhe për emrat e tjerë që ia kanë vënë këtë kohë.

“Behigje, Tixhe, më jepni edhe disa”, u shpreh ajo bashkangjitur disa ‘emoji’ me të qeshura.

Ajo ndërkaq ka nisur punën për prurje të reja muzikore që pritet t’i lansojë në ditët në vijim.


You may also like