U tha se do jetë pjesë e shumicës së re parlamentare, deklarohet Izet Mexhiti

by admin
Spread the love

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti është prononcuar pas disa spekulimeve se ai do jetë pjesë e shumicës së re parlamentare duke i’u bashkuar partive opozitare shqiptare, Levicës dhe VMRO-DPMNE-së për rëzimin e qeverisë, shkruan InfoShqip.

Në një prononcim eksluziv për InfoShqip.com, deputeti Mexhiti u shpreh:

“E jap këtë pronocim në lidhje me thashethemet që dolën në media të ndryshme online se do jem pjesë e shumicës së re parlamentare. Unë e demantoj ashpër një thashethem të tille dhe hedh poshtë të gjithë zërat që janë në kundërshtim me politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kryetarit Ali Ahmeti. Poashtu, i ftoj mediat të mos merren me shpifje”, – u shpreh Mexhiti për InfoShqip.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se, të njejtin qëndrim Izet Mexhiti e mbajti edhe një ditë më pare, ku me një postim në faqen e tij në Facebook, deklaronte se: “Në kohëra të mira dhe në kohëra të vështira, gjithmonë të reshtuar pas liderit Ahmeti”./InfoShqip.com

You may also like