U takuan pas tri viteve shkaku i pandemisë, Kate Winslet shpërthen në vaj kur e takon Leonardo DiCaprio

by admin
Spread the love

“Ne jemi të lidhur përjetësisht”

Kate Winslet ka treguar se “nuk ka mundur t’i ndalë lotët” kur ajo është ribashkuar me aktorin Leonardo DiCaprio pas tri viteve.

Krejt kjo ka ndodhur shkaku i pandemisë, ku Kate (46) dhe Leonardo (47), të cilët njihen me njëri tjetrin kur ishin të ri, në moshën 20 vjeçare dhe xhiruan filmin e njohur Titanic.
“Nuk mund t’i ndalja lotët. E njoh më shumë se gjysmën e jetës sime. Sa herë unë kam qenë në New York apo ai ka qenë në Londër dhe ka opasur një mundësi që të ham darkë apo pimë kafe e ku ne jemi takuar”, ka thënë ajo për The Guardian derisa e ka takuar atë në Los Angeles.

“Ne nuk mundeshim që të largoheshim nga vendet tona. Ashtu si shumë shoqëri globale, ne i kemi munguar njëri-tjetrit për shkak të Covidit. Ai është shoku i imë, shoku i imë i ngushtë. Ne jemi të lidhur për jetë”, ka shtuar ajo.

 


You may also like