U rrëzua nga ballkoni i hotelit, humb jetën modelja e njohur – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Stambollit ka raportuar se modelja e njohur ruse Sofia Olifrenko ka humbur jetë tragjikisht pasi është rrëzuar nga tarraca e hotelit.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel të stambollit në lagjen ?i?li, ku Olifrenko është gjetur e shtrirë në tokë e vdekur.“E pashë pranë varrezave greke. Ajo nuk ishte në gjendje të ecte,” tha dëshmitari duke lënë të kuptohet se ajo ishte nën efetin e alkoolit.

Nëpërmjet pamjeve të kamerave të vëzhgimit policia vërejti se si Olifrenko ishte duke u lëkundur dhe duke qëndruar me vështirësi sipër tarracës.

Bashkëshorti i Olifrenkos, ka postuar një mesazh lamtumire në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë:

“Sofje, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa do të thotë për mua. Motivimi im, motori im i jetës, ti ishe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ndihem pa fjalë për dhimbjen që po përjetoj. Të uroj një udhëtim të sigurt në parajsë, gruaja ime e dashur.”

You may also like