U rikthye në skenën e Festivalit të Këngës pas 25 vitesh, Elsa Lilo ka një mesazh për fansat

by admin
Spread the love

Pas më shumë se 25 vitesh, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur shqiptare, Elsa Lilo është rikthyer në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo ka performuar në natën e dytë të spektaklit, duke sjellë një këngë shumë të ndjerë, dedikuar së bijës, Evita.

Rikthimi i saj në skenë është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, teksa Elsa Lilo ka qenë e vijon të mbetet një nga zërat më të bukur shqiptarë. Këngëtarja mori shumë duartrokitje pas performancës së saj, duke emocionuar të gjithë publikun në skenë.

Pak orë më parë, vetë artistja shqiptare ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale, teksa ka ndarë disa foto nga performance e saj në skenë, ku gjen rastin të falënderojë të gjithë fansat e saj për emocionet e dashurinë që po i japin.

‘Faleminderit të gjithëve për emocionin dhe dashurinë që po më jepni! Kjo është dhurata më e bukur! Shihemi sonte në Natën e tretë!” – shkruan këngëtarja shqiptare, krahas fotove të publikuara në Instagram.

Kujtojmë që Elsa Lilo pati probleme me drejtësinë italiane pak muaj më parë, ndërsa tashmë është shpallur e pafajshme.

You may also like