U rikthye në Premier League pas 23 vitesh, klubi historik “hap thesin” për të forcuar skuadrën

by admin
Spread the love

Pritja 23-vjeçare mori fund këtë verë për Nottingham Forest, klub historik në Angli, që ia doli të rikthehet në Premier League dhe tani po bën një fushatë mjaft aktive në merkato, pasi dëshiron të qëndrojë gjatë aty.

Nga skuadra që mbylli sezonin e kaluar janë larguar shumë lojtarë, pjesa dërrmuese të lënë të lirë, teksa vetëm njëri prej tyre është shitur për 5 milionë euro te klubi francez i Lensit.

Megjithatë klubi 157-vjeçar që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, nuk ka mbetur mbrapa në merkaton në hyrje, pasi deri tani nën urdhrat e trajnerit Steve Cooper janë vënë plot 10 fytyra të reja.

Pronari grek i Nottongham Forest, Evangelos Marinakis ka tejkaluar premtimin për të shpenzuar 50 milionë paundë në merkato, pasi deri tani shifra ka shkuar 75 milionë paundë dhe priten të tjera blerje.

Taiwo Awoniyi, Neco Williams, Moussa Niakhate, Omar Richards, Lewis O’Brien, Harry Toffolo, Giulian Biancone, Brandon Aguilera, Wayne Hennessey, Dean Henderson dhe Jesse Lingard janë 10 futbollistët që kanë firmosur me Nottingham gjatë kësaj periudhe të merkatos.

Ndërkohë tani klubi ka kthyer sytë nga sulmuesi Emmanuel Dennis, i cili shënoi 10 gola me fanellën e Watford sezonin e kaluar, ndonëse skuadra e tij ra në Premiership.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë paundë dhe palët janë shumë pranë marrëveshjes, që do të çonte totalin e shpenzimeve për Nottingham Forest, plot 100 milionë paundë dhe kjo shifër mund të rritet ende deri më 31 gusht, kur edhe do të mbyllet dritarja e transferimeve.

Futbollistët e afruar te Nottingham Forest gjatë merkatos së verës:
Taiwo Awoniyi (Union Berlin) £17m
Neco Williams (Liverpool) £16m
Moussa Niakhate (Mainz) £13m
Omar Richards (Bayern Munich) £10m
Lewis O’Brien and Harry Toffolo (Huddersfield) £10m të dy së bashku
Giulian Biancone (Troyes ) £9m
Brandon Aguilera (LD Alajuelense) £855,000
Wayne Hennessey (Burnley) Falas
Dean Henderson (Man United) Huazim
Jesse Lingard (Man. United) Falas


Top Channel

You may also like