“U përpoqa ta bindja”, vajza që fshihet pas mesazheve me autorin e vrasjes së 19 fëmijëve

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme në një shkollë fillore në Teksas ndodhi një sulm ku u vranë 19 fëmijë dhe dy mësues.

I riu goditi me breshëri automatiku në një klasë, ku ishin edhe viktimat. Autori e ka paralajmëruar ngjarjen tre ditë para në Instagram, ndërsa ka etiketuar edhe një vajzë.

Në foto ai kishte dy armët dhe emrin e Instagramit të vajzës së etiketuar. Kjo e fundit pas ngjarjes ka reaguar, duke treguar sipas variantit të saj se si qëndron e vërteta e atij postimi.

Ajo ka treguar mesazhet e shkëmbyera me autorin, ndërsa thekson se nuk e ka njohur atë dhe se nuk jeton në Teksas.

Mesazhet e shkëmbyera midis tyre:

Vajza: Çfarë duhet të bëjnë armët tuaja me mua? Jam shume konfuze

Autori: Ji mirënjohëse që të kam etiketuar

Vajza: Unë mezi të njoh ty dhe më etiketove në një foto me disa armë

Autori: Unë jam gati të… . Kam një sekret të keq. Dua t’ju them

Pas këtyre mesazheve vajza ka deklaruar se nuk e dinte që gjerat do të përfundonin kështu dhe se iu është përgjigjur mesazheve vetëm nga frika.

“Arsyeja e vetme që iu përgjigja ishte sepse kisha frikë prej tij dhe do të doja të rrija zgjuar që të paktën të përpiqesha ta bindja që të mos kryente krimin e tij. Unë nuk e dija”, shkroi ajo, sipas CNN.


Top Channel

You may also like