U përjashtua nga Partia Demokratike, reagon Edmond Spaho: Lulzim Basha është i shkarkuar

by admin
Spread the love

Deputeti Edmond Spaho e cilëson të pavlefshëm vendimin për përjashtimin nga PD pasi sipas tij kryesia e PD është e shkarkuar nga demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Deklarata e Spahos:

“Vendimi i pavlefshëm, ajo kryesi nuk ekziston, nuk ka pas ekzistuar as në statusin e miratuar në korrik. Së dyti në kuvendin e 11 dhjetorit delegatët kanë shkarkuar kryesinë dhe Bashën. Shkarkimi i Bashës nga 44 mijë anëtarë. Këta (anëtarët) të shkarkojnë! Synimi i masave të djeshme është largohet vëmendja nga problemi kryesor, se Basha më 8 janar sulmoi demokratët me plumba gome dhe shkopa bejsbolli. Në sinkron me Ramën, Basha hodhi gaz lotsjellës. Të gjitha këto vërtetojnë bashkëpunimin e tyre, opozita e vërtetë është ajo që ka dalë nga foltorja”, tha Spaho.

You may also like