U përfshi në vrasje në Tetovë vitin 2018, u vra dje në Elbasan, ja kush është

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Personin që shihni në foto është Lulzim Bitri i cili u ekzekutua me armë zjarri dje në mbrëmje në Elbasan së bashku me Ardian Çollaku.

Bitri dhe Çollkau janë qëlluar me armë zjarri ngë një makinë në lëvizje pranë një karburanti. Lulzim Bitri humbi jetën në vend, ndërsa Ardian Çollaku ndërroi jetë pasi mbërriti në spital.

Pas ngjarjes në zonën e Balldren u gjetë një makinë e djegur tip volovo, e cila dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes.

Por kush janë Ardian Subashi (Çollaku) dhe Lulzim Bitri?

Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga gjykata në Maqedoni pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL  ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

You may also like